Jepet për lokale një pjesë e oborrit të Stacionit të Autobusëve

Kosova

Jepet për lokale një pjesë e oborrit të Stacionit të Autobusëve

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 10:33
Stacioni i autobusëve në Istog

Një pjesë e hapësirës së Stacionit të Autobusëve në Istog është dhënë në shfrytëzim për veprimtari hotelerie.

Për lokale hotelerie do shfrytëzohet në tre vjetët e ardhshëm një  pjesë e oborrit të Stacionit të Autobusëve në Komunën  e Istogut.

Kryeshefi i Stacionit të Autobusëve të Istogut, Mentor Vuthaj,tha për KALLXO.com se vendimi për dhënien me qira të një hapësire të caktuar të oborrit është marrë nga Bordi i Stacionit

“Vendimi Bordit të Stacionit të Autobusëve të Istogut ka qenë të jepet me qira. Procedurat kanë  qenë përmes ofertimit , është hapur oferta, e kemi bërë kontratën, janë kushtet e kontratës operatori i cili duhet m’i zbatu”, tha Vuthaj për KALLXO.com .

Sipas tij, hapësira që do shfrytëzohet për lokal hotelerie nga  operatori  fitues “Delfinat” nuk ua pengon veprimtarinë kompanive që kanë autobusë dhe shfrytëzojnë stacionin.

Vuthaj tha së fituesi i ofertës duhet t’i respektojë rregulloret komunale gjatë veprimtarisë së tij në lokalin e hotelerisë.

“Hapësira e dhënë është pjesë që nuk i pengon operacionalizimit të stacionit, ajo pjesë ka qenë me therra. Operatori është i obliguar t’i zbatojë të gjitha rregulloret komunale. Mosrespektimi i rregulloreve është çështje e Inspektoratit të Komunës së Istogut”,tha kryeshefi i Stacionit të Autobusëve në Istog.

Kurse, Bedri Hasanaj, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Istogut, tha se lokali në oborrin e Stacionit të Autobusëve do punojë sikurse të gjitha lokale tjera në këtë komunë.

“Bordi i Stacionit të Autobusëve na ka njoftuar neve për këto procedura dhe ne nuk kemi kundërshtuar. Ai deri në 12 e ka të lejuar të punojë, njëjtë sikurse të gjitha lokalet tjera në Istog”, tha Hasanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat