Moti për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

Më: 23 korrik 2017 Në ora: 16:54
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat e larta do të mbretërojnë edhe për pesë ditët e ardhshme.

“Masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës. Më tej fushat me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte tjera meteorologjike , duke bërë që nga dita e martë temperaturat  maksimale të ulën për 6-8 gradë Celsius. Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat