Jep dorëheqje Rasim Selmanaj

Kosova

Jep dorëheqje Rasim Selmanaj

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 21:12

Kryetari në detyrë i komunës së Deçanit, Rasim Selamanaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Deçanit.

Selmanaj ka falënderuar qytetarët e Komunës së Deçanit, duke shtuar se do të vazhdojnë bashkë në detyrat e tjera.

Ky është postimi i tij i plotë:

 Në mes të interpretimeve se mandati i kryetarit përfundon ditën e çertifikimit si deputet apo ditën e betimit në seancën konstituive të Parlamentit të Republikës së Kosovës, nga sot jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Komunës së Deçanit!

Detyrën e kryetarit sipas ligjit do ta kryen nenkryetari z. Sami Cacaj një njeri i dëshmuar dhe i përkushtuar gjatë gjithë jetës së tij për lirinë dhe shtetin e Kosovës!

Falemnderit Deçan!

Vazhdojmë bashkë!

r.selmanaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat