Xhevdet Kelmendi dëshmitar në gjyqin e Granit Elshanit

Kosova

Xhevdet Kelmendi dëshmitar në gjyqin e Granit Elshanit

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 10:02
Vëllai i Xhevdetit, Valdet Kelmendi, i njohur në qytetin e Pejës me nofkën Lara, u vra në mes të qytetit në vitit 2014 nga një breshëri plumbash

Xhevdet Kelmendi njëri nga meshkujt e fundit të rritur të familjes Kelmendi nga Peja do përballet në gjykatë në njërin prej të akuzuarve për sulme ndaj familjes së tij përfshirë sulmin ndaj të vëllait Valdet Kelmendi

Kallxo.com mëson së në njërën nga  pesë seancat e caktuar në gjykimi për vrasje dhe tri tentim vrasje në janar të vitit 2010 do përballën dy anëtarët e dy familjeve me të hasmëruara pas lufte në Kosovë, Kelmendi- Elshani.

Granit Elshanit do jetë i ulur në njërën anë të sallës në cilësinë e të akuzuarit, kurse në tjetrën anë pritet të dëshmoj, Xhevdet Kelmendi i thirrur si dëshmitarë i prokurorit ndërkombëtarë Adrew Hughes. Siç e përshkruhet nga prokurori i EULEX-it, Andreë Hughes nga Prokuroria Speciale e Kosovës, konflikti mes Elshanve dhe Kelmendve kishe filluar në vitin 2000.

Konflikti tutje përshkuan se mes këtyre dy familjeve kanë ndodhur 29 sulme  të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë –dhjetë pjesëtarë të familjes Kelmendi tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

Gjatë incidenteve, siç përshkruan prokurori, janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja  Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit.

Xhevdet Kelmendi  në procesin gjyqësore ku Granit Elshani akuzohet për vrasje dhe  tri tentim vrasje në janar të vitit 2010, konsiderohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës njëri nga dëshmitarët kyç të këtij rasti.

Aktakuza e ngritur ndaj Granit Elshanit për rastin e ndodhur natën e dy janarit në diskotekën “City Club” i akuzuari Granit Elshani kishte hyrë në këtë diskotekë dhe me dy revole të tipit “TT” kishte filluar të shtinte në drejtim të tani të ndjerit Besart Shabi dhe Valdet Kelmendit.

Siç përshkruhet në aktakuzë natën kritike Granit Elshani shënjestër të  vrasjes kishte anëtarin  familjes Kelmendi, Valdetin, por fat të keq kishte Besart Shabi, i cili kishte qëlluar afër tij, raporton kallxo.

Vëllai i Xhevdetit, Valdet Kelmendi, i njohur në qytetin e Pejës me nofkën Lara, u vra në mes të qytetit në vitit 2014 nga një breshëri plumbash që u shkrepën nga një veturë e tipit gjip. Në atë rast humbi jetë edhe një person i moshuar dhe u plagosën edhe 5 persona tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat