Në Pozharan u mbajt një trajnim lidhur me të drejtat dhe regjistrimin e drejtave pronësore

Kosova

Në Pozharan u mbajt një trajnim lidhur me të drejtat dhe regjistrimin e drejtave pronësore

Nga: Aziz Zuka Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:45
Pamje nga trajnimi dhe shpërndarje e fletpalosjeve-broshurave lidhur me të drejtat pronësore dhe trashëgimisë së pronës

Komuna e Vitisë si përfituese e vetme e një programi të financuar nga USAID-i amerikan e që  ka të bëjë me të Drejtat Pronësore në vazhdën e aktiviteteve  që kanë të bëjnë me sensibilizimin e të drejtave të grave për trashigimi të pronësisë, ka organizuar sot në Pozharan një trajnim me gratë e këtij lokaliteti.

Seminari të cilin e kanë ndjekur një numër relativisht i madh i grave të Pozharanit është mbajtur në restorantin “Jeta” ku  nga përfaqësuesit e Programit të USAID-it si dhe të institucioneve të komunës përkatësisht nga Drejtoria për kadastër dhe Gjeodezi  kanë folur Fatbardha Emini ,drejtoresh e kësaj drejtorie si dhe përfaësuesit e Usaidit.Me këtë rast gratë e pranishme janë njohtuaar lidhur me të drejtat e tyure për trashigimi të pronësisë si dhe procedurat pronsore si dhe me mynyrën  e regjistrimit të drejtës pronësore. Në këtë trajnim-seminar  gratë e pranishme për së afërmi  dhe në mynyrë të drepërtdrejtë  janë informuar  se si mund të regjistrohet prona e trashëguar, shitblerja dhe vendimi i gjykatës.

Në këtë takim  Naim Pira, kryesues I Kuvendit të komunës së Vitisë ka folur për rëndësinë e realizimit të këtij projekti e gjithashtu edhe ka falenderuar USAID-in për mbështetjen e dhënë sidomos në informimin e qytetarëve mbi të drejtat pronësore. “Falënderimet ju takon USAID-it për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë dhe atë si komunë e parë që lanson këtë  project edhe përmes Fletëpalosjeve- broshura për të sensibilizuar opinionin vitias por edhe ata në nivel vendi”, u shpreh Naim Pira. Ai  tha se komuna e Vitisë po prinë për disa çështje si në të Drejtat Pronësore duke potencuar se institucionet komunale do të jenë bashkëpunues me këtë projekt të rëndësishëm. E  Kurse Fatbardha Emini, Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë tha se përmes këtij programi kjo komunë e ka vendosur në një theks të veçantë regjistrimin e të drejtave pronësore ke me të po bëhet një avancim që po vlerësohet lartë nga qytetaret duke potencuar se është shënuar progres në pjesëmarrje dhe rritjen e numrit të transaksioneve në këto dy vite të fundit. Ndërkaq Emira Salihu nga Programi i të Drejtave Pronësore tha se në hartimin e këtyre broshurave ata kanë bashkëpunuar ngushtë me zyrtarët pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat