Përfundon emërtimi i rrugëve në Obiliq

Kosova

Përfundon emërtimi i rrugëve në Obiliq

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 10:45
Rruga Pishat

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se ka përfunduar emërimi i rrugëve dhe vendosja e numrave në shtëpi, ndërtesa dhe lokale.

“Emërtimi i rrugëve, një projekt mjaft i rëndësishëm të cilin Komuna e Obiliqit e ka përfunduar si Komuna e parë në nivel të Kosovës. Ky projekt, është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Norvegjisë në Kosovë. Po ashtu është bërë edhe një pjesë e vendosjes së numrave në shtëpi, ndërtesa e lokale”, ka shkruar Gashi në facebook, ku edhe ka postuar disa fotografi.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat