Çështja e Kalasë së Vushtrrisë shkon në Prokurori

Kosova

Çështja e Kalasë së Vushtrrisë shkon në Prokurori

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 15:54
Kalaja e Vushtrrisë

Pas shumë pakënaqësive të shprehura nga ana e qytetarëve në lidhje me dhënien me qira të Kalasë së Vushtrrisë, prokuroia ka nisur shqyrtimin për mënyrën e realizimit të këtij procesi.

“Të dashur qytetarë, Prokuroria e Shtetit na ka njoftuar se pas një emaili që ka pranuar, sigurisht pas shumë ankesave dhe pakënaqësive që janë shfaqur, e ka dërguar çështjen për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për shqyrtim në degën e saj në Prokurorinë themelore në Mitrovicë. Drejtësia duhet të vihet në vend! #MosMaPrekKalane!” kane njoftuar grupi “Qytetaret në mbrojtje të Kalasë”. Kalaja e Vushtrrisë është dhënë me qira për një restorant për 200 euro ne muaj, përderisa Komuna e Vushtrrisë e ka kundërshtuar këtë vendim të Institutit Për Mbrojtjen e Monumenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat