Rahovec, nis debati par buxhetin

Kosova

Rahovec, nis debati par buxhetin

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 15:41
Komuna e Rahovecit

Komuna e Rahovecit ashtu sikur se edhe viteve të tjera edhe këtë vit, do të mbaj dëgjime publike me qytetarë në lidhje me hartimin, planifikimin e buxhetit për vitin 2018 dhe Kornizës Afatmesme për vitet 2018-2020.

Sipas një njoftimit të komunës, debatet për dëgjime publike mbahen me qellim të marrjes së sugjerimeve, propozimeve dhe kërkesave nga qytetarët për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018.

Qytetarët të cilët nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në këto dëgjime publike, kërkesat e tyre mund t’i dërgojnë të protokolluara në Administratën Komunale ose në drejtorinë përkatëse.

Orarin e dëgjimeve publike mund të gjeni në ueb faqen e Komunës në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/getattachment/Home/Kalendari-(orari)-i-degjimeve-publike-per-buxhetin-e-vitit-2018.pdf.aspx

Dëgjimet publike organizohen nga KPF-ja të udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat