Mësohet edhe emri i kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Istogut

Kosova

Mësohet edhe emri i kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Istogut

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 21:50
Agron Avdijaj

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Istogut, në zgjedhjet që do të mbahen në tetorin e sivjetmë.

Partia që udhëhiqet nga Visar Ymeri ka njoftuar se Agron Avdijaj është zgjedhur kandidat i saj për kryetar të Istogut.

"Qendra e Istogut ka mbajtur zgjedhjet për kandidatin për kryetar të Komunës dhe aktivistët kanë votuar për kandidatin Agron Avdijaj. Lëvizja VETËVENDOSJE! e uron z. Avdiaj dhe aktivistët e Qendrës së Istogut", thuhet në një njoftim të lëshuar nga VV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat