Hasan Shala zgjedhet kryetar i Gjykatës së Apelit

Kosova

Hasan Shala zgjedhet kryetar i Gjykatës së Apelit

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 15:14
Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur kandidatin Hasan Shala, si kryetar të Gjykatës së Apelit.

Shala është zgjedhur me nëntë vota pro.

Kandidatët tjerë, Tonka Berisha dhe Xhevdet Abazi, kishin dy vota dhe asnjë respektivisht.

Shala ka shërbyer si gjyqtar në Gjykaten e Apelit, të cilën tani do ta udheheq për katër vjetët e ardhshme.

Fillimisht ai ishte emëruar kryetar në janar të ketij viti, vendim i cili pas nje ankese të kandidates Tonka Berisha ishte anuluar nga Gjykata Kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat