Dëshmori Bedri Shala dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Kosova

Dëshmori Bedri Shala dekorohet me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 21:23
Ramiz Lladrovci i ka dorëzuar nënës së dëshmorit Bedri Shala, Taibe Shala vendimin dhe Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i autorizuar nga presidenti Hashim Thaçi, i ka dorëzuar nënës së dëshmorit Bedri Shala, Taibe Shala vendimin dhe Urdhrin “Hero i Kosovës”.

Kjo dekoratë vlerëson sakrificën dhe trimërinë e dëshmorit Bedri Shala për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice si dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Siç njofton Komuna e Drenasit, pas ceremonisë së dorëzimit të dekoratës, kryetari Lladrovci me bashkëpunëtor, së bashku me ministrin e MPH, Ferat Shala dhe familjar, miq e shokë të dëshmorit Bedri Shala, bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Polac.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat