A është Kosova e rrezikuar nga vezët e helmuara

Kosova

A është Kosova e rrezikuar nga vezët e helmuara

Më: 11 gusht 2017 Në ora: 00:00
ilustrim

Teksa vendet e Bashkimit Evropian janë alarmuar nga skandali i vezëve të helmuara, në Kosovë autoritetet thonë të mos jetë importuar asnjë e tillë.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencia së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka thënë se nga BE’ja ka një vit që nuk janë importuar vezë.

“Import të vezëve nga vendet e Bashkimit Evropian nuk kemi pasur këtë vit. Bazuar në këtë fakt, nuk ka ndonjë rrezik në vendin tonë nga problemet që janë paraqitur atje”, ka thënë Thaçi për Tribuna Channel.

Dhjetëra tonë vezë janë tërhequr nga pikat shitëse në Belgjikë, Holandë, Gjermani, Britani e Danimarkë, për shkak të helmimit të tyre nga përdorimi abuziv i insekticidit fipronilit në fazën e rritjes së pulave për vezë.

Edhe Francës, Suedisë e Zvicrës u është tërhequr vërejtja se vezët e helmuara mund të gjenden edhe në territoret e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat