Një pjesë e qendrës së Klinës, mbi 30 orë pa rrymë

Kosova

Një pjesë e qendrës së Klinës, mbi 30 orë pa rrymë

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një pjesë e qendrës së qytetit të Klinës, në sheshin “Mujë Krasniqi”, ka mbetur qe 30 orë pa energji elektrike. Këta e ka bërë të ditur një qytetar me emrin Lekë Mrijaj në një reagim dërguar në redaksinë e gazetës “Bota sot”.

Mrijaj ka thënë se për këtë i është drejtuar shërbimit të kujdestarisë së KEDS-it, por sipas tij, personi zyrtar nuk kishte qasje në defektin në fjalë. “Më vonë para mesnatës rreth orës 23:02 minuta, i jam drejtuar shërbimit të kujdestarisë përmes telefonit zyrtar 080079100, i cili përgjigjej se diku ka plas kablloja e energjisë dhe nuk dinë në ç'vend gjendet dhe se shpresojnë se të nesermën do të evitohet defekti... Pak minuta më pare, sipas informatave që morëm nga organet e kujdestarisë së KEDS-it ( 080079100), ata tashmë nuk kanë qasje për defektin në fjalë. Kujt ti drejtohem tashmë????”, ka thënë Mrijaj./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat