Fshati Dejnë i Rahovecit do të bëhet me amfiteatër

Kosova

Fshati Dejnë i Rahovecit do të bëhet me amfiteatër

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:38
Kryetari i Komunës së Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar urdhëresën me të cilën ka urdhëruar zyrën e prokurimit, që të fillojë me procedurat për shpalljen e tenderin për projektin “Ndërtimi i infrastrukturës kulturore në fshatin Dejnë”.

Në kuadër të këtij projekti do të rregullohet, amfiteatri dhe infrastruktura përcjellëse, për organizimin e festivali tradicional kombëtar të folklorit “Anadrinia Jehon”.

Bazuar në pikën tre të urdhëresës së nënshkruar nga ana e Kryetarit, për zbatimi i kësaj urdhërese do të përkujdeset zyra e prokurimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinis dhe Sportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat