Ky është moti për katër ditët e ardhshme

Kosova

Ky është moti për katër ditët e ardhshme

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 00:40
ilustrim

Deri në fundjavë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë dhe masave të ngrohta ajrore, të cilat në përgjithësi do të sjellin mot të nxehtë dhe kryesisht me diell, raporton Prishtina Weather.

Të premten dhe të shtunën do të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Të dielën, një vorbull ciklonike nga Atlantiku, pritet të depërtojë mbi rajon, ku gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të sjell përkeqësim të motit me reshje shiu dhe bubullima.

Reshjet e shiut me bubullima, pritet të vazhdojnë edhe ditën e hënë, ku pritet edhe rënie e temperaturave.

Deri në fundjavë temperaturat gradualisht do të jenë në rritje, me minimale nga 14-16 gradë Celsius, e maksimale nga 29-32 gradë. Nga dita e diel maksimalet do të zbresin në 27C deri në 22C, ditën e hënë, ndërsa minimalet në 13C.

Era do të fryjë mesatarisht nga verilindja 4-6m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të mbetet pak më e lartë mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat