Moti në fundjavë: Diell, vranësira dhe shi

Kosova

Moti në fundjavë: Diell, vranësira dhe shi

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 07:37
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat ditën e diel  vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet normale por jo stabile. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat