Anëtarët e PDK’së që po duan t’ia zënë vendin Ramiz Lladrovcit

Kosova

Anëtarët e PDK’së që po duan t’ia zënë vendin Ramiz Lladrovcit

Më: 18 gusht 2017 Në ora: 22:22
Ramiz Lladrovci

Naim Bazaj në zgjedhjet e parakohshme lokale në Drenas kishte dal si kandidat i pavarur, por në momentet e fundit ishte bërë pishman, duke tërhequr kandidaturën.

Bazaj, tash kur zgjedhjet lokale janë afruar, ka thënë përsëri se mbase do të dal i pavarur. Por, kësaj here Bazaj thotë se nuk tërhiqet prapa.

Ai thotë se nëse partia e tij e kandidon atë për kryetar të komunës do të fitohej mbi 80 për qind.

“Nëse futëm në garë nuk tërhiqem më. Do të jem unik edhe kryesia partisë dhe ma merr mendja që përmbi 80 për qind që do të shkohet”, ka thënë Bazaj.

Në anën tjetër përveç Bazajt dëshirë për të udhëhequr me Drenasin ka shprehur edhe Bislim Zogaj nga PDK-ja,e ky thotë se nëse partia e kandidon Lladrovcin përsëri, ai nuk do ta mbështet atë.

“Puna ma me përgjegjësi dhe pozicioni më i mundshëm për të bërë diçka për qytetarët është pozita e kryetarit. Nëse nuk jam kandidati i preferuar i partisë po do të jetë Ramizi mbështetja ime për këtë kandidatë do të mungojë”, ka thënë Zogaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat