PD: Bajram Rexhepi ishte figurë e rëndësishme e shtet-ndërtimit

Kosova

PD: Bajram Rexhepi ishte figurë e rëndësishme e shtet-ndërtimit

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 13:42
Bajram Rexhepi

Partia e Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, ishte figurë poliedrike dhe tejet e rëndësishme e shtet-ndërtimit të vendit, që dha kontribut të madh gjatë luftës si mjek në UÇK, ndërsa në paqe ishte kryeministri i parë i qeverisë së Kosovës dhe kirurg i dalluar që me dekada të tëra i shërbeu me nder qytetarëve të vendit”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat