Delawie ngushëllon familjen Rexhepi

Kosova

Delawie ngushëllon familjen Rexhepi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:09
Greg Delawie

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka ngushëlluar sot familjen Rexhepi me rastin e vdekjes së ish-kryeministrit Bajram Rexhepi.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi, i cili ka punuar në emër të Kosovës për shumë vite”, shkruan diplomati amerikan në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, ish-kryeministri Rexhepi ndërroi jetë sot në moshën 63-vjeçare në një spital në Turqi ku ishte për kurim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat