PDK vendos përfundimisht: Ky është kandidati për Drenas

Kosova

PDK vendos përfundimisht: Ky është kandidati për Drenas

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 21:51
Kryesia e PDK

Partia Demokratike e Kosovës përkundër që në shumë komuna ndërroi kandidatët krahasuar me zgjedhjet e fundit, ndryshe ka vepruar në Drenas.

Mediat nga burime të saja ka marrë vesh se sipas të gjitha gjasave më 22 tetor do të garoj me Ramiz Lladrovcin. “Lidershipi i PDK-së po e mbështet Ramiz Lladrovcin për kryetar të Drenasit, përkundër kundërshtimeve të shumta nga dega e partisë”, thonë këto burime.

Sipas këtyre burimeve, pritet që brenda pak çastesh PDK ta zyrtarizoj emrin e Lladrovcit.

Partitë politike kanë kohë që sot deri ne ora 24:00 t’i dorëzojnë listat për kandidatët për kryetar komune. Zgjedhjet lokale mbahen më 22 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat