Thaçi: Të pagjeturit, kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur

Kosova

Thaçi: Të pagjeturit, kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur

Nga: H. Orana Më: 30 gusht 2017 Në ora: 12:10
Ilustrim

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve ka thënë se kjo ditë na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë, që kjo çështje të mbyllet sa më pare

Ai thotë më tutje se përkrahë çdo iniciativë që mbron të drejtat e njeriut dhe luftn praktikat që rezultojnë me zhdukjen e njerëzve.

Postimi i plotë:

Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve na kujton edhe një herë dhimbjen që ndiejnë familjarët, por edhe e tërë shoqëria, nga kjo plagë e luftës që ende nuk është mbyllur.

Na kujton edhe përgjegjësinë që e kemi të gjithë, edhe institucionet shtetërore, edhe liderët politikë. E tërë shoqëria duhet të angazhohemi sa më shumë që kjo çështje të mbyllet sa më parë.

Unë mbetem i përkushtuar dhe në çdo instancë vazhdoj të kërkoj që çështja e të pagjeturve në Kosovë të zbardhet, për secilën familje, dhe kjo plagë të mbyllet.

E përkrahi çdo iniciativë, në Kosovë dhe në botë, që synon të fuqizojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe që lufton praktikat e abuzimit dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut që rezultojnë me zhdukjen e personave.

Të gjithë duhet të gëzojnë të drejtën për drejtësi dhe për të ditur. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat