QKUK po hulumton rastet në klinikat kirurgjikale

Kosova

QKUK po hulumton rastet në klinikat kirurgjikale

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 15:04
Ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës , dr. Curr Gjocaj, gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim pune me drejtorët e klinikave kirurgjikale, anesteziologët , zyrtarë të barnatores qendrore dhe sektorit teknik.

Në takim  u diskutua në lidhje  me punën  në bllokun operativ kirurgjikal, me theks të veçantë në lidhje me rastet e fundit të raportuara nga klinikat përkatëse, si komplikime të mundshme të gjendjes shëndetësore  të disa  pacientëve pas  operacionit,  të ndodhura në ditët  e fundit.

Pas diskutimeve që u bënë sot, por edhe konsultimeve të ditëve të kaluara,  u vendos që përmes komisioneve të formuar nga QKUK lidhur me këtë çështje, të bëhen hulumtimet e detajuara të bazuara në raporte profesionale përkatëse.

Pas kryerjes së punës së komisioneve profesionale lidhur me çështjen,  QKUK do dalë me konstatimin përfundimtar .

Deri atëherë mbetet që  komisionet përkatëse profesionale të kenë hapësirën e duhur për punën e tyre të pavarur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat