Haradinaj: Problemi i Hades dhe Shipitullës do të zgjidhet në bashkëpunim me të gjithë

Kosova

Haradinaj: Problemi i Hades dhe Shipitullës do të zgjidhet në bashkëpunim me të gjithë

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 23:56
Ramush Haradinaj me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade për çështjen e shpronësimit të pronave të tyre.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në orët e mbrëmjes në Obiliq, në mjediset e Korporatës Energjetike të Kosovës, ka bashkëbiseduar me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade për çështjen e shpronësimit të pronave të tyre. 

Banorët e katër lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit i kanë shprehur Haradinajt, shqetësimin e tyre per moszgjidhjen e problemit të shpronësimit të pronave prej shumë vjetësh nga KEK-u. Ata theksuan se vlerësimet e pronave të tyre janë bërë në mënyrë të padrejtë dhe njëkohësisht kërkuan zgjidhjen e çështjes së punësimit të banorëve të fshatrave të Obiliqit.  

Haradinaj iu tha banorëve të katër lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade të Komunës së Obiliqit se zgjidhja e problemit të tyre do të bëhet me angazhimin e plotë të të gjithë mekanizmave dhe Qeverisë. Ai tha se do të bëhet rivlerësimi i pronave dhe njëkohësisht do kërkojë edhe punësimin e nga një anëtari të familjeve të dy fshatrave në Obiliq.

Haradinaj, po ashtu kërkoi krijimin e një komisioni të përbashkët me përfaqësuesit e lagjeve të fshatrave Shipitullë dhe Hade, nw pwrbwrje tw tw cilit do tw jenw edhe ministrat e Qeverisë, ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapwsinor, Zhvillimit Ekonomisë, si dhe përfaqësues të Komunës së Obiliqit e të KEK, pastaj të takohen në Zyrën e Kryeministrit për ta nisur procesin e zgjidhjes së problemit të shpronësimit.  

Haradinaj shfaqi gatishmërinë e tij për të ndihmuar përmes vendimit në Qeverinë e Kosovës në zgjidhjen e kësaj çështje.  

Ai tha se prodhimi i energjisë në KEK nuk mund të ndalet meqë është jetik për gjithë qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. 

Haradinaj në takimin me banorët e fshatrave Shipitullë dhe Hade të Obiliqit, ishte i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe menaxhmenti i KEK-ut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat