Malësia e Vogël bëhet me Ambulancë të re

Kosova

Malësia e Vogël bëhet me Ambulancë të re

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 14:24
Ambulanca

Vazhdojnë investimet në sektorin e shëndetësisë dhe nga sot fshati Malësi e Vogël i Komunës së Rahovecit do të ketë në shfrytëzim Ambulancën e re të Mjekësisë Familjare.

Në ceremoninë e hapjes së AMF-së në këtë fshat i pranishëm ishte Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, mjek dhe qytetarë.

Sali Sallteku në emër të banorëve të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhe, e ka falënderuar kryetarin Idriz Vehapi dhe drejtorin e Shëndetësisë, Munib Durguti për angazhimin e tyre që të ndërtohet kjo Ambulancë e cila siç thotë ai  do t'u shërbejë rreth 4 mije banorëve të dy fshatrave.

Kryetari Vehapi i ka uruar  stafin shëndetësorë që do të punoj dhe qytetarët e fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhe duke thënë se në vazhdimësi nga buxheti i Komunës jemi duke investuar ne projekte qe kane te bëjnë me qytetaret, pasi që edhe ky projekt është i tillë dhe sigurisht që banorët e të dy fshatrave pasi që nga sot e tutje do të bëjnë më pak rrugë për të shkuar tek mjeku.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, objekti i AMF-së në fshatin Malësi e Vogël është modernë dhe i pajisur me të gjitha pajisjet. Ndërtimi i këtij objekti buxhetit të Komunës së Rahovecit i ka kushtuar 61 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat