Presidenti takohet me ambasadorin e Kanadasë në Kroaci

Kosova

Presidenti takohet me ambasadorin e Kanadasë në Kroaci

Më: 15 shtator 2017 Në ora: 17:16
Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadorin e Kanadasë në Kroaci (jo rezident për Kosovën), Daniel Maksymiuk.

Presidenti i shprehu mirëseardhje dhe njëkohësisht e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kanada i ofron Kosovës.

 Ambasadori uroi për konstituimin e institucioneve të reja, ndërsa siç thuhet në një komunikatë lëshuar nga Presidenca e Kosovës, presidenti u shpreh se politika në Kosovë ka treguar maturi dhe se institucionet e reja do të vazhdojnë rrugën e reformave drejt integrimit euro-atlantik të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat