KQZ do të decertifikojë kandidatët të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje

Kosova

KQZ do të decertifikojë kandidatët të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 09:41
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, me këtë dite aktivitetet e zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim dhe Raportin e Këshillit për Buxhet dhe Financa.

Zyra për Regjistrim të Partive Politike KQZ do të bëj shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për decertifikimin e kandidatëve të cilët kanë bërë kërkesë për tërheqje nga listat e certifikuara të Subjekteve Politike.

Po ashtu do të bëj shqyrtimin dhe miratimin e rekomandimit për certifikim të kandidatëve, dhe rekomandimin për akreditimin e vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale 2017.
Ndërkaq tek raporti i Këshillit për Buxhet dhe Financa KQZ do të bëj shqyrtimin dhe miratimin e shpenzimeve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat