Mësohet saktë se sa i kushtuan Kosovës zgjedhjet e parakohshme

Kosova

Mësohet saktë se sa i kushtuan Kosovës zgjedhjet e parakohshme

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar raportin e shpenzimeve për organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 11 qershor 2017.

Sipas këtij raporti, kostoja e përgjithshme për organizimin e këtyre zgjedhjeve është në shumën: 4 milion e 38 mijë e 768 euro.

Gjatë diskutimeve në këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së theksuan se duke u mbështetur në këtë raport, kostoja e zgjedhjeve po shkon duke u zvogëluar, gjë që është një trend pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat