Veseli: Banorët e Krushës së Madhe janë shembull i punës

Kosova

Veseli: Banorët e Krushës së Madhe janë shembull i punës

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 15:17
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së ka qëndruar të shtunën në Krushë Madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së ka qëndruar të shtunën në Krushë Madhe ku mori pjesë në festën tradicionale të vjeljes së perimeve "Agrofesta".

I shoqëruar nga kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, kreu i PDK-së ka takuar qindra banorë të Krushës me të cilët ka diskutuar për rendimentet bujqësore dhe nevojën për rritjen e subvencioneve për fermerët.

Veseli tha se banorët e Krushës janë shembulli më i mirë se si me punë e vullnet mund të arrihen suksese dhe zhvillimi ekonomik e punësimi.

Ai tha se banorëtbe Krushës, i madh e i vogël gjatë gjithë ditës punojnë tokat e tyre duke arritur të kuktivojnë perime që konsumohen nga gjithë qytetarët e vendit.

“Një ditë e veçantë sot në Krushën e Madhe, ku pata kënaqësi t’u bashkohem qytetarëve për Agrofestën. Banorët e këtij vendi kanë qenë shembull edhe në luftë, ndërsa në liri janë modeli më i mirë se si me vullnet e punë kanë arritur të bëhen kultivues modernë të shumë produkteve. Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin edhe më tej ata që ia dalin me sukses dhe hapin vende të reja pune”, ka dhkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat