Thaçi i del në krah Rikalos: Mos e etiketoni si kriminel

Kosova

Thaçi i del në krah Rikalos: Mos e etiketoni si kriminel

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 00:18
Rikallo dhe Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi, në një intervistë në RTK, deklaroi se për të gjitha dyshimet për krime duhet të merren organet përgjegjëse, derisa shtoi se deri në ditën e konsolidimit të qeverisë të gjitha partitë kanë vrapuar dhe kanë kërkuar nga Lista Serbe që të jetë pjesë e tyre.

“Deri në ditën e ndërtimit të koalicionit të gjithë i kanë lutur Listën Serbe që të jenë pjesë e tyre. Unë jam takuar me Listën Serbe dhe më kanë treguar qartë se kanë ofertë prej të gjitha partive politike të jenë pjesë e koalicionit qeverisës dhe ajo është mirë. Pastaj është vendim i tyre se me kë të futen në koalicion. Është e drejtë legale, është e drejtë legjitime politike”.

“Ndërsa po ky ministër do të ishte edhe në qeveritë e tjera. Prandaj nuk mendoj që dikush duhet të etiketohet si kriminel vetëm nga njerëzit e politikës. Janë organet kompetente ato që zhvillojnë procese hetimore, është hetuesia janë gjykata janë prokurori këto çështje ju takojnë atyre”, ka deklaruar Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat