Nga e mërkura do të fillojnë ditët me reshje të shiut

Kosova

Nga e mërkura do të fillojnë ditët me reshje të shiut

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 07:28
Ilustrim

Sipas parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. 

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat nga dita e mërkurë e tutje do të shoqërohen me reshje të shiut të intensitetit mesatar. 

Kjo gjendje e motit e parashikuar do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave maksimale për disa gradë Celsius.  

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-28gradë Celsius.Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 12m/s. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat