SBASHK: Mësimdhënësit nuk janë shërbyes civil

Kosova

SBASHK: Mësimdhënësit nuk janë shërbyes civil

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 12:46
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokale, duke thënë se Drejtorive Arsimore dhe drejtorive të shkollave po u bëhet e padrejt sepse ata po gjenden në pozitë të keqe duke parë se mungesa e mësimdhënësve për një kohë bukur të gjatë në procesin mësimor po shkakton humbje të orëve dhe çrregullim të procesit mësimor.

Sipas SBASHK-ut, e padrejt po iu bëhet edhe punëtorëve të arsimit  sepse ata nuk janë nëpunës civilë.

Ja reagimi i plotë:

Ministria e Administratës Publike dhe ajo e Administrimit të Pushtetit Lokal  më datën 29 gusht u kanë dërguar komunave të Kosovës një shkresë  e cila thotë se nëpunësit civil që janë kandidatë për zgjedhjet lokale duhet të marrin pushim pa pagesë një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve e deri te certifikimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Komunat këtë urdhëresë të dy ministrive po e vënë në funksion, por jo vetëm për nëpunësit civil, po edhe për punëtorët e arsimit që subjektet e caktuara politike i vënë në listat e tyre për zgjedhjet lokale.

SBASHK-u konsideron se  edhe në  zgjedhjet e kaluara lokale, por edhe me këtë shkresë për zgjidhjet e këtij viti ,  po u bëhet e padrejtë  punëtorëve të arsimit  sepse ata nuk janë nëpunës civilë. Po u bëhet e padrejtë edhe Drejtorive Arsimore dhe drejtorive të shkollave sepse ata po gjenden në pozitë të keqe duke parë se mungesa e këtyre mësimdhënësve për një kohë bukur të gjatë në procesin mësimor po shkakton humbje të orëve dhe çrregullim të procesit mësimor .

Këtë shqetësim dhe veprim të padrejtë ndaj punëtorëve të arsimit  që janë kandidatë për  asambletë komunale e ka ngritur edhe Drejtori i DKA-së në Obiliq, Agim Spahiu, i cili ka thënë se ky nuk është shqetësim vetëm i tij, por edhe i drejtorëve  të tjerë të Arsimit në komunat e Kosovës.

Për ta ruajtur mirëvajtjen e procesit mësimor në shkollat e Kosovë  dhe duke kërkuar që të respektohen ligjet , SBASHK-u i është drejtuar autorëve të shkresës së datës 29.08. 2017, Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Administratës Publike, Arton Berisha dhe Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë  e Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj. Në këtë shkresë veç tjerash thuhet: “ I nderuari  Sekretar i përgjithshëm i MAP, z. Arton Berisha, e nderuara  Sekretare e përgjithshme e MAPL, znj. Rozafa Ukimeraj  ju përshëndesim nga SBASHK. Ju drejtohemi  me lutjen  që ju t’u drejtoheni  Drejtorive Arsimore të komunave të Kosovës për të sqaruar se shkresa e datës 29.08. 2017  nuk vlen për punëtorët e arsimit që janë kandidatë në listat e subjekteve politike për Asambletë komunale “. Duke sqaruar angazhimin e vetë lidhur me këtë çështje SBASHK-u në  letrà «n drejtuar këtyre dy ministrive sqaron se kjo kërkesë  e SBASHK –ut  mbështetet  në faktet se : Bazuar në Ligjin mbi Arsimin parauniversitar, Në Ligjin për shërbyesit civil dhe në vetë shkresën tuaj, protokolluar nga MAP me nr. 013-1087 dhe nga MAPL, nr. 2477, punëtorët e arsimit, pasi nuk janë nëpunës civil, nuk obligohen nga këto dy ligje e as nga shkresa juaj që të marrin pushim pa pagesë  1 muaj para zhvillimit të zgjedhjeve lokale  e deri  në certifikimin e rezultateve të këtyre zgjedhjeve. Prandaj,  I nderuari  Sekretar i përgjithshëm i MAP, z. Arton Berisha, e nderuara  Sekretare e përgjithshme e MAPL, znj. Rozafa Ukimeraj   me mirësi ju lusim që ta sqaroni këtë çështje me Drejtoritë Arsimore  dhe kështu do të kontribuohej edhe në mirëvajtjen e procesit mësimor, ngase bazuar edhe në praktikat nga e kaluara është parë se në listat e subjekteve politike për zgjedhjet lokale kudo në komunat e Kosovës është një numër bukur i madh i të punësuarve në arsim dhe mungesa e tyre aq e gjatë në procesin arsimor çrregullon punën në të gjitha ato shkolla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat