LB propozon platformë të përbashkët politike për bisedime me Serbinë

Kosova

LB propozon platformë të përbashkët politike për bisedime me Serbinë

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 14:53
Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim konsideron se ndryshimi i qasjes së dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka dyshim se kërkon një konsesus politik të forcave politike shqiptare në Kosovë.

Por para krijimit të çfarëdo ekipi të unitetit, LB thotë se forcat politike shqiptare do të duhej të ndërtonin një platformë të përbashkët politike për bisedimet me Serbinë.

 Sipas kësaj partie, ndërtimi i një platforme të përbashkët do të vendoste institucionet e Kosovës në pozicion shumë më serioz se deri më tani si në raport me Serbinë, ashtu edhe me BE-në, do të ndikonte në sqarimin e pozicioneve të forcave të ndryshme politike, do të ndihmonte në krijimin e një stabiliteti më të madh politik të brendshëm si dhe rezultatet e këtij dialogu politik do të ishin më të parashikueshme.

“Lëvizja për Bashkim është e gatshme të jap kontributin e vetë në ndërtimin e kësaj platforme duke qenë se është i vetmi subjekt politik i cili që nga viti 2010 ka një platformë të tillë e të cilën me kohë ua ka dorëzuar të gjithë bartësve të institucioneve.  Ne edhe njëherë ofrojmë platformën tonë politike për zgjidhjen e çështjes shqiptaro-serbe e që bazohet ne parimin e reciprocitetit në të drejta në mes te tri komunave shqiptare ne Kosovën Lindore (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) dhe të tri komunave në veriun e Kosovës (Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit)”, thuhet në komunikatën për media nga LB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat