Turqia e gatshme të investojë në Kosovë në fushën e infrastrukturës

Kosova

Turqia e gatshme të investojë në Kosovë në fushën e infrastrukturës

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 15:33
Pal Lekaj me Ambasadoren e Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar sot Ambasadoren e Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadoren me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri Lekaj tha se do të punojmë që të realizojmë projekte me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët  e saj.

Ndërsa, ambasadorja Kiliç vlerësoi se Turqia është e gatshme që të investojë në Kosovë, në projektet të cilat do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës. Ne dëshirojmë të shohim Kosovën si një vend i cili ka arritur zhvillimin ekonomik, tha Kiliç.

Në fund të këtij takimi Lekaj-Kiliç, u vendos që të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë, në të gjitha fushat e veçanërisht ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat