Havolli thotë se Qeveria Haradinaj s’po punon por po bën më shumë shou

Kosova

Havolli thotë se Qeveria Haradinaj s’po punon por po bën më shumë shou

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 00:09
Sokol Havolli

Anëtari i LDK-së, Sokol Havolli ka thënë se prej kur kanë lënë qeverinë një javë më parë, si subjekt politikë janë koncentruar të punojnë më shumë për zgjedhjet lokale.

Havolli që ka qenë Shefi i Kabinetit të Kryeministrit ka thënë se qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa është përballur me dhunë e gaz në fillet e saja.

“Qeveria jonë është ballafaquar edhe më dhunë, ku kanë marrë pjesë edhe partia që sot udhëheq zyrën e Kryeministrit”, ka thënë ai në Ora e Fundit.

Havolli ka përmendur edhe rastin e Hadës dhe Shipitullës, që ka thënë se Haradinaj vetëm ka vazhduar punën e lënë gjysmë nga Mustafa.

“Në muajt e fundit kemi bërë zgjidhje për tetë shtëpitë, është një kontinuitet i punës me një shou më të madh të qeverisë së re. Është çështje që do të zgjidhej nga secila do qeveri që do të vinte”, ka pohuar ai.

Kurse për shkarkimin e Komisionit të Demarkacionit ka thënë se është ndërmarr një veprim ndaj një komisioni që ka kryer punën dy vjet më parë dhe tash ka qenë pa funksion.

“Këto janë veprime populiste që marrin vëmendje më shumë”, ka deklaruar Havolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat