Beqaj-Dema diskutojnë për bashkëpunim reciprok

Kosova

Beqaj-Dema diskutojnë për bashkëpunim reciprok

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 15:50
Besim Beqaj dhe Marjan Dema

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zhvilloi vizitën e parë zyrtare në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku takoi rektorin Marjan Dema me të cilin ka diskutuar për proceset e fundit nëpër të cilat po kalon UP.

Ministri Beqaj njoftoi rektorin Dema mbi objektivat e ministrisë që ai drejton, njëkohësisht ofroi dhe kërkoi bashkëpunim nga Universiteti për dizajnimin e përbashkët të mekanizmit koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikëbërjes.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë kërkoi nga rektori i Universitetit të Prishtinës angazhim të përbashkët në procesin e lidhjes së procesit të edukimit me nevojat reale të ekonomisë.

Gjithashtu, ministri njoftoi rektorin për themelimin e fondit për inovacion, fondit për të rinj dhe fondit për gra, me synim rritjen e punësimit, për studentët e diplomuar dhe aktivizimin e ideve inovative si proces për të nxitur ndërmarrësinë.

Programet e trajnimeve, praktikave profesionale dhe harmonizimi i kurrikulave shkencore me tregun e punës, ishin pika për të cilat rektori Dema kërkoi mbështetje nga ministri, ku morën zotimin e Beqajt se do të jenë një nga objektivat e MIN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat