Mjekët e ‘Medicusit’ edhe sot para gjykatës

Kosova

Mjekët e ‘Medicusit’ edhe sot para gjykatës

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 11:08
Pamje nga gjykimi

Po vazhdon edhe sot gjykimi i pronarit të Klinikës “Medicus”, mjekut-urolog Lutfi Dervishi dhe anesteziologut në këtë klinikë Sokol Hajdini.

Edhe sot dëshminë po e jep teknikja medicinale Shpresa Makolli.

Makolli dëshmoi në këtë gjykim edhe më 15 gusht, kur tha se nga televizori e ka kuptuar se ka marrë pjesë në ndërhyrje kirurgjike gjatë të cilave janë transplantuar veshka.

Lutfi Dervishi akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5, raporton kallxo.

Pastaj Gjykata Supreme e riktheu përsëri në rigjykim Rastin “Medicus”, ndërsa Lutfi Dervishi që ndodhej në arrati, u arrestua disa ditë pas vendimit të supremes për rigjykim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat