Kriset PDK-ja në Kamenicë, kryetari Begzad Sinani nuk i ofron mbështetje kandidatit të partisë së tij

Kosova

Kriset PDK-ja në Kamenicë, kryetari Begzad Sinani nuk i ofron mbështetje kandidatit të partisë së tij

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 18:56
Begzad Sinani

Kryetari aktual i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, ka thënë se bashkë me qytetarët e kësaj komune do të dëgjojnë programin që do ta ofrojnë pretendentët për kryetar, një nga të cilët do t’ia zë vendin atij. 

Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ai ka thënë se do të vlerësojnë dhe do të vendosin se kujt do t’ia japin besimin që të qeverisin në mandatin e ardhshëm.

Në tërë publikimin e tij ai nuk ka ofruar përkrahje për kandidatin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashin. Përkundrazi, ai ka uruar të gjithë pretendentët për kryetar të Komunës me të cilën ai kishte udhëhequr deri më tani.

Lexoni të plotë publikimin e tij në rrjetin social “Facebook”

21.09.2017. K a m e n i c e

Ta dashur qytetare!

Te nderuar e te respektuar KANDIDAT PER KRYETAR TE KOMUNES

Sot ka filluar zyrtarisht fushata elektorale per Zgjedhjet Lokale 2017.

Qytetaret e Komunes se Kamenices nga sot kane mundesine te jene afer pretendenteve qe duan dhe kane shprehur gatishmerine te marrin pergjegjesi qe te udheheqin, qeverisin e te sherbejne per kater vitet e ardheshme me komunen – Qeverine Lokale ne Kamenice.

Ne do ti ndegjojme, besoj do te kemi durimin ti ndegjojme per oferten e programin qe na ofrojne dhe te vendosim per me te mirin prej te nominuareve.

Ne do vleresojme e do te vendosim se kujt do tia japim besimin per te qeverisur e do te na sherbeje per mandatin e ri kater vjeqare.

Urojme te gjithe Kandidatet, pretendentet per Kryetar te Komumes per nje fushate demokratike.

Qytetare te nderuar!

Urojme qe Kryetari qe do te zgjidhet te punoj edhe me shume se Une !

Urojme qe Kryetari qe do te zgjidhet te sherbej e te jete me dinamik se Une !

Urime fillimi i fushates zgjedhore per Zgjedhjet Lokale 2017.

Begzad Sinani bashkë me Emin Krasniqin kishin qenë pretendentë për të garuar nga PDK për kryetar Kamenice. Ata mbetën vetëm kandidat në tentativë, meqë PDK kishte zgjedhur Kujtim Gashin për të garuar në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat