Xhavit Drenori: Për 6 muaj e largoj korrupsionin nga Drenasi

Kosova

Xhavit Drenori: Për 6 muaj e largoj korrupsionin nga Drenasi

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:47
Xhavit Drenori

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga “Vizioni për Drenasin”, Xhavit Drenori, premtoi se për 6 muajt e p[arë në krye të kësaj komune, do ta largojë korrupsionin nga kjo komunë.

Drenori tha se ka përgatitur një program me 6 pika si shtyllë të tij në të cilin përfshihen mirëqeverisja, zhvillimi ekonomik, infrastruktura dhe shërbimet publike, mirëqenia sociale, shëndetësi e arsim dhe kulturë e sport.

“Në themel të programit tonë është modernizimi i qeverisjes lokale. Neve na duhet gjashtëmujori i parë që ta luftojmë nepotizmit, korrupsionin e familjarizimin nga të gjitha institucionet e qeverisjes lokale”, tha Drenori.

“Ne i premtojmë qytetarëve të Drenasit që brenda mandatit katërvjeçar nuk do të ketë familje që nuk do ta ketë një anëtar të punësuar”, shtoi ai.

“Nga një qeverisje lokale e cila ka qenë për asfalt dhe kanalizime kryesisht të dobëta sepse 80 përqind e kanalizimeve që janë ndërtuar këto kohë nuk janë duke funksionuar. Paramendoni sa dëmi u është bërë qytetarëve të Drenasit”, u shpreh Drenori në Debat pernime për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat