Ramiz Lladrovci: Kam vendosur rregull për 10 muaj

Kosova

Ramiz Lladrovci: Kam vendosur rregull për 10 muaj

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 21:49
Ramiz Lladrovci

Kryetari aktual i komunës së Drenasit dhe kandidati i PDK-së për këtë post në zgjedhjet e 22 tetorit, Ramiz Lladrovci, tha se ka vendosur disiplinë në punën e komunës për 10 muajt sa e ka mbajtur këtë pozitë.

Prandaj ai u shpreh i bindur se votuesit në Drenas do ta mbështesin atë që të rizgjedhet kryetar i komunës edhe më 22 tetor.

“Kërkoj votën e qytetarëve që t’i vazhdojmë bashkë sukseset e deritashme. Në komunë e kam kthyer disiplinën, në arsim poashtu, në shëndetësi e në institucione tjera. Në komunë qytetari pret më së shumti 6 minuta për ta kryer shërbimin”, tha Lladrovci në debatin parazgjedhor për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra.

“Për vitin 2017 e kam projektuar vetë buxhetin dhe do t’i realizoj të gjitha prioritetet. Të gjitha projektet që i ka miratuar kuvendi në 2016, unë i kam realizuar. Nuk besoj që ka një kryetar komune në Kosovë që i ka realizuar të gjitha projektet”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat