Elezi: Zhvillimi në shërbim të mirëqenies sociale

Kosova

Elezi: Zhvillimi në shërbim të mirëqenies sociale

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 22:11
Shemsi Elezi

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Drenasit, Shemsi Elezi, tha sot se programi i kësaj partie për këtë komunë në katër vitet e ardhshme është vënë në shërbim të rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve të Drenasit.

Ai tha se alternativa qeverisëse e VV-së për Drenasin  i është përshtatur rrethanave dhe kohës në të cilën gjendet sot popullata në Drenas.

“Ne më së miri e kuptojmë çka është komuna si hapësirë e si objekt. Për ne Komuna është një vend ku fillon politika. Prioritetet tona është shëndeti në shërbim të zhvillimit, arsimi në shërbim të zhvillimit, urbanizimi e investimet kapitale kështu që mirëqenia sociale rritet përmes këtyre veprimeve. E kemi edhe bujqësinë”, tha Elezi në Debat Pernime për komunën e Drenasit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat