Ngritja e Lapidarit për Sebahaten dhe Isufin, është përjetësim i veprës së tyre madhore

Kosova

Ngritja e Lapidarit për Sebahaten dhe Isufin, është përjetësim i veprës së tyre madhore

Nga: Adem Lushaj Më: 23 shtator 2017 Në ora: 18:59
Ngritja e Lapidarit për Sebahaten dhe Isufin

Në hyrje të objektit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në lapidarin e ngritur, janë të skalitur emrat e dy ish policëve të vrarë, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, si shenjë kujtimi të përhershëm ndaj tyre, por edhe gjithë policëve tjerë të rënë në kryerje të detyrës. Sipas projektuesit të këtij lapidari, arkitektit Blerim Bajraktaraj, Lapidari në hyrje të objektit policor, paraqet binomin e pashkëputshëm, sakrificë deri në vdekje për mbrothej të institucionit dhe vendit.  “Lapidari me instilacionin e spirales, tregon qartë dhe artistikisht, rastin e përveçëm dhe shembullin e përgjithshëm, se në një kohë jo shumë të largët nga Sot, spiralja e dhunës si rrathët vicioz, terrorizoj, vrau, dhunoi mendimin dhe veprimin e lirë. Kjo, shprehje artistike, për policët e vraë, ku do shkonte më mirë, se në parahyrjen e institucionit, i cili paraqet zbatimin dhe implementimin e ligjit dhe sigurisë, është gardian i shtetit ligjor dhe shoqërisë pa frikë”, shprehët në arsyetimin e tij, autori i projektit të këtij lapidari, Bajraktaraj, projekt i cili ishte përkrahur nga Kryetari i Komunës së Pejë, Gazmend Muhaxheri, për të cilin, përkrahje e një projekti të tillë dhe ngritja e lapidarit, është më e vogla që iu bëhet ish luftëtarëve të lirisë, dhe ish zyrtarëve policor të Republikës së Kosovës.

Image

Edhe me rastin e zbulimit të lapidarit, por edhe në Akademinë e mbajtur në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, e organizuar nën përkujdesje të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, zëvendës drejtori i policisë së Kosovës, Naim Rexhaj, është shprehur se, “jeta dhe vepra e Sebahates dhe Isufit, flasin vet, flasin shumë më bindshëm se që flasim Ne, ndaj edhe shëmbëlltyra e tyre, do mbetët gjatë në kujtimet tona, duke na shërbyer për mësim etik, moral e profesional, ngase do ketë efektin e duhur në integritetin tonë”. Gjithnjë sipas Rexhaj, rënia në kryerje të detyrës së shenjtë e të dy profesionistëve të spikatur, barabartë me dhimbjen për ta, do vazhdoj të jetë udhërrëfyes për të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, pa dallim funksioni, grade e pozite, drejtë zbatimit të misionit të ofrimit të sigurisë, pavarësisht sfidave të kohës e rrethanave nëpër të cilat kalojmë. “Sebahatja dhe Isufi, na lanë herët. Gjatë viteve të formësimit e ndërtimit tonë, na lanë herët, edhe 15 kolegë tjerë, duke bërë punë të madhe për Ne, për gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit, në rrugëtimin tonë drejtë ardhmërisë”, është shprehur zv. drejtori Rexhaj, për të cilin, kolegët e tij, sakrifikuan veten deri në flijim, të ndërgjegjshëm për domosdoshmërinë e luftimit të krimit dhe avancimin e sundimit të ligjit.

Image

Në emër të bashkëluftëtarëve të Sebahates dhe Isufit, e ku ishte i pranishëm edhe ish Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, e tash ministër në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë, Rrustem Berisha, ka folur Fadil Hadërxhonaj, për të cilin është e pa mundur se më një fjalë rasti, të thuhet e tëra për veprat madhor të kolosëve të luftës, të atyre që ishin vënë në shërbim të atdheut. “Isufi dhe Sebahatja, gjatë luftës ishin krahë për krahë me, tashmë heronjtë e Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin, kolonel Tahir Zemaj, me Agim Ramadanin, Salih Çekaj, me Rrustemin e Lumniun, Enverin e Abazin, Xhemajlin….sikurse që luftuan krahë për krahë me Rrustemin e Antonin, Musën e Skënderin, e shumë e shumë trimave tjerë, me të cilët kishin ndarë gëzime dhe pikëllime, edhe në ditët më të voshtra të jetës”, është shprehur Hadërxhonaj, duke thënë se humbjet gjatë luftës nuk i kanë ligështuar, ngase pikëllimi për të rënët ishte motivim shtesë dhe vendosmëri për luftë, në përmbushje të betimit se, “aty ku derdhën gjakun, këmba e armikut nuk shkelë më”.

Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, që të dy zyrtar policor të Kosovës, ishin vrarë me 24 nëntor 2003, në një atentat të ekzekutuar në Raushiq, gjatë kohës kur ishin duke shkuar në vendin e punës, në Pejë, si hetues të krimeve të rënda, e ku ishin vënë në gjurmim të vrasjes së kolonel Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe veprimtarët të LDK-së, Hasan Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat