Balli Kombëtar Demokrat ju bën thirrje qytetarëve të Podujevës të votojnë më djathtas

Kosova

Balli Kombëtar Demokrat ju bën thirrje qytetarëve të Podujevës të votojnë më djathtas

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 14:50
Hapja e fushatës së BKD-së

Balli Kombëtar Demokrat dje ditë e shtune bëri hapjen e fushatës në Podujevë,  për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, ku do të garoj me numrin 89, raporton Sovrani.info.

Kryetari i BKD-së për Kosovë, Gazmend Islami, ju premtojë qytetarëve të Podujevës një të ardhme më të mirë në të gjitha fushatë e jetës nëse ata vinë në udhëheqjen e kësaj komune.

Ai tha nuk do të premtojë 200 mijë vende pune si partitë e tjera, po do ju premtojmë zhvillim të çdo sfere të jetës, që këto zhvillime do të krijojnë vende të reja të punës në Podujevë.

“Me ardhjen e Ballit Kombëtar në krye të komunës së Podujevës do të keni zhvillim ekonomik, do punojmë që të gjithë të jenë të barabart duke mos ju mohu e drejta asnjërit, prandaj më 22 tetor tek kutit e votimit votoni më djathtas, votoni BKD-në me numër 89”, tha Islami para të pranishmëve.

Në këtë tubim parazgjedhor mori pjesë edhe kryetari i BKD-së për Shqipërinë, Artur Roshi, i cili ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë për sloganin e BKD-së, ‘Më djathtas’, për një të mirë të vendit të tyre.

Ai tha se vetëm duke shkuar më djathtas mundemi me qenë më afër popullit shqiptar.

Në këtë komunë do të garojnë 30 asamblistë, të fushave të ndryshme, si atë të arsimit, ekonomisë, çështjeve të sigurisë, të burgosur politik etj.

BKD prezantoi edhe shtatë pikat e programit qeverisës së tyre për Kounën e Podujevës të cilat janë:

Zhvillimi ekonomik, 2. Shëndetësia Në aspektin shëndetësor në Komunën e Podujevës ne planifikojmë, 3. Arsimi, planifikimi i shkollave profesionale që lidhen me resurset e kësaj komune, 4. Qytet për të gjitha gjeneratat, 5. Infrastruktura dhe investimet kapitale gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare, 6. Kultura dhe aktivitetet kulturore dhe 7. Zhvillimi i turizmit.

Ndryshe, pjesë e kandidatëve të asamblesë komunale në Podujevë, do të jetë edhe njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami.

Këtu mund të lexoni edhe alternativën qeverisëse të Organizatës Balli Kombëtar Demokrat:

PLATFORMA PER ZGJEDHJET KOMUNALE 2017-2021

Bazuar në rrethanat në të cilat gjindet qytetari i Komunës së Podujevës ne jemi munduar të përpilojmë një platformë të cilën do t’ia prezentojmë qytetarëve dhe e cila jemi të sigurt se do t’i hap perspektiva të reja dhe do të ndikoj direkt në jetën e qytetarëve të kësaj Komune. Kjo platformë bazohet në disa pika:

1. Zhvillimi ekonomik I Komunës të Podujevës Dihet se buxheti për Komunën e Podujevës është rreth 20 milionë euro, që dmth nuk kemi ndonjë buxhet i cili garanton investime të mëdha kapitale dhe zhvillim të shpejtë ekonomik, por ne do të japim alternativat tona për Komunën e Podujevës, gjithmonë duke pasur parasysh që të mendojmë të realizojmë sa më shumë eksport të produkteve bujqësore etj. Në këtë aspekt ne do të fokusohemi në disa pika si:

• Shfrytëzimi i resurseve natyrore të komunës, tokave bujqësore, kullosave, pyjeve etj.

• Zhvillimi I bujqësisë, blegtorisë, bletarisë etj.

• Formimi grupeve të eksperteve të fushave përkatëse, planifikimi dhe ndihma e këtij grupi ndaj Fermerëve, Blegtorëve, Bletarëve dhe fushave tjera.

• Ndërlidhja dhe garantimi i produkteve bujqësore, të blegtorisë, bletarisë etj. Grupi punues të cilët do të merren me hulumtimin, njoftimin e qytetarëve për mundësitë e zhvillimit si në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë etj. Ky grup gjithashtu do të identifikoj të gjitha pronat që mund të përdoren për bujqësi, blegtori, bletari etj. dhe do të ndërmjetësoj në mes të atij personi që ka tokë bujqësore por nuk e punon apo s’ka mundësi ta punoj dhe atij që nuk ka tokë por ka vullnet dhe ka mundësi ta punoj, do t’i ndihmoj në planifikim, projektim dhe brenda mundësive buxhetore edhe do të subvencionohen.

• Subvencionet për keto lëmi do të rriten gradualisht. Parashohim dyfishim të buxhetit për këto kategori që në vitin e pare.

• Dihet se Komuna e Podujevës ka sipërfaqe prej 633 km2, 76 fshatra, 213 banorë/km2. Nga 63 259 Ha të sipërfaqes së Komunës, tokë bujqësore ka 33 295 Hektarë, ndërsa me pyje janë të mbuluara 25 968 Ha. Bazuar në këto të dhëna nëse kjo tokë bujqësore punohet mbi 90 % atëherë na garanton të ardhura për kokë banori mbi 3000 euro në vit, shumë monetare që është shumë domethënëse dhe premtuese për secilin qytetar që të ketë një jetë dinjitoze.

• Zhvillimi i mëtutjeshëm edhe më i hovshëm i plantacioneve të Mjedrrës (të kultivohen më tepër varietetet Meeker dhe Willamette, të cilat janë më të kërkuara në tregun evropian).

• Në zonat me lartësi mbidetare më të lartë të kultivohen Aronia dhe Boronica.

• Kultivimi I frutave të ndryshme si: Molla, Dardha, Kumbulla, Vishnja, Arra, Lajthia, Dredhëza, Manaferra etj.

• Vazhdimësi e zhvillimit edhe më të madh të kultivimit të perimeve nëpër Sera dhe fushë të hapur.

• Bimët mjekësore gjithashtu mund të kultivohen në zona të ndryshme.

• Bletaria të zhvillohet edhe më shumë.

• Blegtoria duhet subvencionuar dhe zhvilluar shumë e sidomos në zonat malore të shfrytëzohen kullosat dhe të investohet në shtazët që iu përshtaten kushteve adekuate kur dihet se kemi zona shumë të pastra në aspektin ekologjik.

• Për realizimin sa më të mirë ne kemi menduar edhe dy projekte për ndërtimin e dy pendave një në lumin Llap (Murgull-Bellosicë) dhe një në lumin e Kaqandollit (Lupq I epërm).

• Shfrytëzimi këtyre pendave për energji alternative (hidrocentrale).

• Zhvillimi I plantacioneve te peshkut ne Liqenin e Batllavës dhe dy Liqenjtë tjerë.

• Ndërtimi I sistemit të ujitjes së tërë zonave bujqësore të komunës.

2. Shëndetësia Në aspektin shëndetësor në Komunën e Podujevës ne planifikojmë:

• Të jetë më funksional Materniteti, që të mos ketë nevojë çdo nënë të shkoj në Prishtinë për të lindur.

• Të krijohen më shumë njësi mobile nëpër terrene që t’iu japin ndihmën e parë dhe t’i trajtojnë rastet e të sëmurëve që nuk kanë mundësi të marrin terapinë nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

• Kontroll më I rreptë I barnave esenciale.

3. Arsimi Planifikimi I shkollave profesionale që lidhen me resurset e kësaj komune si p.sh.

• Shkolla e mesme e larte Agrobujqësore.

• Ndërlidhja e shkollës me bizneset dhe veprimtaritë komunale (shkollimi dhe krahas shkollimit edhe kryerja e punës praktike).

• Përgatitja e kuadrove që sapo të përfundojnë shkollimin t’iu sigurojmë veprimatari dhe punë të suksesshme. Kuadrot të jenë të gatshëm për tregun e punës si në tregun vendor ashtu edhe atë të jashtëm.

4. Qytet për të gjitha gjenaratat

• Ndërtimi i fushave të sportit në çdo lagje apo fshat për gjeneratat e reja.

• Planifikojmë të ndajmë një vend të veçantë për një shtëpi të pleqve, nevojë e cila me kalimin e kohës sa vjen e rritet, duke marrur parasysh zhvillimin ekonomik dhe pamundësisë së përkujdesit ndaj kësaj kategorie.

• Ndërtimi i qerdheve dhe institucioneve parashkollore në bashkpunim publiko-privat.

5. Infrastruktura dhe investimet kapitale Gjatë kësaj periudhe 4 vjeçare investimet kapitale do të kapin shifrat rreth 25 milionë euro. Në kuadër të investimeve kapitale ne do të zhvillojmë edhe projektin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore në bashkpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Investim i cili bujqëve do t’ua lehtësoj punën shumë, të cilët pastaj vetëm do bëjnë kyçjen në këtë rrjet. Projektet tjera kapitale që janë në përfundim e sipër do vazhdojnë. Infrastruktura dhe rrjetet e kanalizimeve do të vazhdojnë deri në përfundim.

6. Kultura dhe aktivitetet kulturore Ndertimi I nje galerie te artit është shumë i nevojshëm dhe nuk kërkon shumë për të investuar. Gjithashtu për ne kemi nevojë përt një shkolles të muzikës. Janë gatitur disa kërkesa në kaluarën dhe janë vendosur bazat e projektit për shkollën e muzikës.

Duke e pasur parasysh numrin e banorëve dhe bazës së kësaj ane sa I përket muzikës, Podujeva sigurisht që ka një bazë të shëndoshë dhe mjaft të fort për ta trashëguar në brezat e rinj edhe pse në numër jo aq sa meriton ky qytet për shkak të specifikës së saj që edhe sot e tutje ky djep i artit në përgjithësi nuk e ka, e ajo specifikisht është shkolla e ulët e muzikës, ku i takon çdo komune që i ka mbi 50 mijë banorë.

Me hapjen e shkollës së ulët të muzikës Komuna e Podujevës do të pasurohet me shumë artistë të rinj qe do të dalin nga kjo shkollë si instrumentistët në Piano, clarinet, violin, kitarë, Violinqelo dhe Flautë.

Andaj hapja e kësaj shkolle të muzikës do ti shkolloj dhe edukoj talentët e rinj sepse sikur shumë qytetet të Kosovës edhe Komuna e Podujevës ka shumë talentë të pa zbuluar e këta talentë do të zbulohen dhe shkollohen në shkollën profesionale të muzikës.

7. Zhvillimi i turizmit

Komuna e Podujevës ka shumë burime natyrore ku për nga bukuria, atraktiviteti dhe cilësia kanë ndikim në zhvillimin e turizmit në Komunën Podujevës siç mund t’i cekim:
- Turizmin malor (me pak shpenzime do të hapim dhe rregullojmë rrugica për turizmin malor si dhe shenjimin e tyre).
- Turizmin e vendeve dhe monumenteve historike
- Liqeni Artificial i Batllavës,
- Lumi Llap (burimi I lumit Llap) - Banja e Sallabajës - Gryka e Popovës - Gryka e Pollatës - Kepi i Uglarit - Kepi i Grahotit - Qafa e Përpellacit - Burimet e lumenjëve të ndryshëm etj.

Planifikimi fillon në një etapë më të hershme se sa zhvillimi i strategjisë së zhvillimit të turizmit. Hapat kryesor mbi zhvillimin e turizmit në komunën e Podujeves janë:
1. Analiza e zhvillimit të mëparshem turistik,
2. Vlerësimi i rolit të turizmit,
5 Mr. Sc. Naim Hoti, Inxh. dipl. i Teknologjise
3. Analiza dhe sinteza e të dhënave,
4. Formulimi i politikës dhe i planit turistik,
5. Përcaktimi i strategjisë se zhvillimit, 6. Hartimi i hartës turistike të Komunës së Podujevës.
7. Përpunimi i nje program veprimi.

Në bazë të studimeve të bëra ne do të veprojmë menjeherë sepse
? Duke e ditur se Komuna e Podujevës ka mjaftë resurse dhe potencial turistik për një zhvillim të qëndrueshëm dhe stabil të turizmit.
? Ne do ti realizojmë plane dhe projekte të të gjitha niveleve dhe investime financiare në implementimin e tyre, në ruajtjen dhe menaxhimin e turizmit.
? Ne kemi hartuar planet nga ekspertet e të gjitha lamive një plan strategjik i zhvillimit të turizmit për Komunën e Podujevës.
? Nga rëndësia e madhe ekonomike që ka zhvillimi i turizmit për Komunën e Podujevës, menaxhimi i resurseve turistike e kemi radhitur në prioritetet e qeverisë lokale.
? Do të ngrisim nivelin i bashkëpunimit institucional me komunitetin në vetëdijesimin në mbrojtjen dhe menaxhimin e mirë të resurseve turistike.
? Ne do propozojmë që në nivelin qendror dhe lokal të kontrollohen më shumë, afarizmi, cilësia dhe higjiena në objektet hoteliere që ofrojnë: fjetje, ushqim, pije dhe shërbime tjera hoteliere.
? Të ndihmohen nga institucionet komunale, pronarët e dyqaneve që kultivojnë zejet e vjetra.
? Të investohet në shkollimin profesional të kuadrove në lëmin e menaxhimit të turizmit, etj.
Një rendësi të veçantë do ti kushtojmë që në të ardhmen edhe krijimin e kushteve sa më të mira investitorëve të ndryshëm nga jashtë në projekte të veçanta apo të përbashkëta në lëmin e turizmit. Mirëpo, përveq anës financiare nevojitet edhe personel adekuat për t’i përfunduar aktivitetet me njohuri të mira për punët që planifikohen e që duhet kryer në projekte turistike.

Gjithashtu është nevojë e domosdoshme edhe plotësimi i legjislacionit të duhur me ligje dhe akte të tjera nën ligjore duke i harmonizuar ato me direktivat dhe konventat ndërkombëtare, edhe pse Kosova njëkohësisht edhe Komuna e Podujevës, tani ka një infrastrukturë ligjore të qëndrueshme për zhvillimin e turizmit.

Këta faktorë mundësojnë zhvillimin e turizmit i cili ndikon në sferën ekonomike duke prodhuar efekte pozitive, dhe implementimi i suksesshëm i tyre mundëson arritjen e objektivave të planifikuara dhe me këtë edhe progresin e zhvillimit të turizmit dhe arritjen e plotësimit të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare që i kërkohen vendit në të ardhmen për integrime evropiane dhe shoqata të ndryshme rajonale.

Kështu, Komuna e Podujevës do të bëhet destinacion turistik jo vetëm për turizmin vendor por edhe nderkombëtar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat