Kandidatët për kryetar të Novobërdës premtojnë zhvillim

Kosova

Kandidatët për kryetar të Novobërdës premtojnë zhvillim

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 22:59
Ilustrim

Kandidatë që kanë prezantuar në RTK ofertën për të zgjedhjet e 22 tetorit për kryetar për Komunën e Novobërdës ishin: Bajrush Ymeri nga kandidat për kryetar të Novobërdës Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),  Avdullah Gashi nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) dhe kandidati Ramush Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re(AKR). Kurse të ftuar kanë qenë dhe që nuk iu kanë përgjigjur ftesës së RTK-së, edhe kandidatët nga  Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Fadil Gërbeshi dhe kryetari aktual i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq nga Lista Qytetare Serbe.

Bajrush Ymeri kandidat për kryetar të Novobërdës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se me herët ka qenë kryetar i kësaj komune. “Unë kam qenë dy mandate në pozitën e kryetarit. Kjo komunë është në pozitë shumë të vështirë. Nëse do të marr besimin do të i vazhdojë punët e mira që i kam bërë në këtë komunë. Një problem i madh në këtë komunë është papunësia dhe mos zhvillimi ekonomik. Ka pasur ndërtime të reja dhe ka nevojë të ndërtohet infrastrukturë. Kësaj here duhet orientuar në zhvillimin ekonomik. Qytetarët tanë nuk po kanë mundësi të punësohen qoftë në këtë punë. Unë kam zgjedhur tri shtylla që do të zhvilloj këtë komunë: Bujqësia, Turizmi dhe minierat”, tha Ymeri.

Kurse Avdullah Gashi nga Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), deklaroi se në planin e tij për udhëheqjen katër vjeçare ka paraparë që të zhvilloj këtë komunë, duke pasur si pikë zhvillimin e bujqësisë, ndërtimin e infrastrukturës , investimin në arsim. “Arsimi është pika që do të kem prioritet, shëndetësinë, turizmin, rritjen e investime në këtë komunë, duke krijuar kushtet për ata”, tha Gashi.

Edhe kandidati Ramush Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re(AKR), premtoi se do të punoj që kjo komunë të bie në binar të zhvillimit ekonomik, pasi që qytetarët e kësaj komune kanë nevojë që të kenë perspektivë për të jetuar në këtë qytet. “”Ne mendojmë se Komuna e Novobërdës, duhet tyë zhvillojë, bujqësinë, bletarinë etj. Nuk do të bëjmë mrekullia, por do të heqim burokracinë pasi që kjo  e dërmonë shumë zhvillimin”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat