Mustafa: Rahoveci me prioritet zhvillimin ekonomik dhe punësimin

Kosova

Mustafa: Rahoveci me prioritet zhvillimin ekonomik dhe punësimin

Nga: A. M. Më: 5 tetor 2017 Në ora: 17:06
Mustafa ne tubimin ne Rahovec

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa ka marr pjesë në tubimin e zhvilluar në Rahovec, ku është zbuluar programi i kandidati për Kryetar të Komunës nga LDK, Ibrahim Kryeziu.

Mustafa ka shkruar në Facebook se përkrahja e vreshtarëve, zhvillimi i sektorit primar dhe përpunues në bujqësi, shtimi i subvencioneve dhe përkrahja e të rinjëve, do të jenë model i qeverisjes së mirë dhe efikase të LDK-së.

Postimi i plotë:                               

Rahoveci me prioritet zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Me një program konkret, kandidati për Kryetar të Komunës nga LDK, Ibrahim Kryeziu, mori përkrahje të gjerë të qytetarëve. Përkrahja e vreshtarëve, zhvillimi i sektorit primar dhe përpunues në bujqësi, shtimi i subvencioneve dhe përkrahja e të rinjëve, do të jenë model i qeverisjes së mirë dhe efikase të LDK-së. #Lidhja për Rahovecin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat