Haradinaj: Asnjë pacient nuk duhet të vdesë në spitalet e shtetit në mungesë të parave

Kosova

Haradinaj: Asnjë pacient nuk duhet të vdesë në spitalet e shtetit në mungesë të parave

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 12:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në Konventën për Ardhmërinë e Kosovës për Komunat e Kosovës.

Haradinaj është shprehur me punën e tij si kryeministër askush nuk do të mbetet i padëgjuar. Thotë se problemet urgjente të qytetarëve do të zgjidhen menjëherë.

Kreu i AAK’së, është shprehur se për gjendjen aktuale në vend, fajtor jemi ne. Tutje ai është shprehur se me qeverisjen e tij dhe të AAK’së në komunat e Kosovës qytetarët do të jenë të barabartë.

“Ka ardh koha e AAK’së. Nuk ka më ankesa. Puna ime si kryeministër do të koordinohet ngushtë me punën e juj, si kryetar të Komunave. Askush nuk duhet me mbete i padëgjuar.  Unë bashkë me ju, do të punojmë që t’i zgjidhim problemet urgjente menjëherë. Qytetarët e Kosovës, vuajnë nga pabarazia. Për gjendjen aktuale fajtor jemi ne. Ka ardh koha t’i japim fund tranzicionit. Unë bashkë me ju do të kujdesemi që të gjithë banorët e Kosovës të ndjehemi të barabartë me juve”, ka thënë Haradinaj.

Tutje ai është shprehur se gjendja në shëndetësinë kosovare duhet urgjentisht të ndryshojë. Thotë se asnjë pacient nuk duhet të vdesë në spitalet e shtetit në mungesë të parave. Thotë se nuk do të ketë më pritje për operime.

“Nuk guxon të vdes dikush në spitalet e shtetit, sepse nuk ka pare. Askush nuk do të vdes duke pritë në operacion, sepse dikush para tij ka para”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka folur edhe për gjendjen e arsimit në vend.

“Niveli i arsimit në vendin tonë është i mjerueshëm”, ka thënë ai.

Këto komente, kreu i AAK’së, i ka bërë në Konventën për Ardhmërinë e Kosovës për Komunat e Kosovës e cila u mbajt sot në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat