6 zotimet e Xhemajlit për banorët e fshatit Savrovë

Kosova

6 zotimet e Xhemajlit për banorët e fshatit Savrovë

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 23:20
Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli

Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Blerim Xhemajli, u ka premtuar banorëve të fshatit Savrovë të kësaj komune se gjatë mandatit të tij do të zgjidhë problemin e ujit të pijes, vendosjen e trafove të rrymës, rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimin e fshatit, rregullimin e rrethojës te varrezat e fshatit, si dhe pastrimin dhe rregullimin e shtratit të lumit.

Këto premtime Xhemajlaj I ka bërë sonte gjatë takimit me banorët e Savrovës, fshat ky të cilin ai e quan një prej fshatrave më besnike të PDK-së në Komunën e Suharekës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat