Ky është plani operativ i Policisë për paradën e nesërme të komunitetit LGBTI

Kosova

Ky është plani operativ i Policisë për paradën e nesërme të komunitetit LGBTI

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 13:51
Ilustrim

Për herë të parë në Kosovë, më 10 tetor në rrugët e Prishtinës, do të organizohet “Marshi i Krenarisë”, nga komuniteti LGBTI.

Në Policinë e Kosovës kanë konfirmuar se ky komunitet e ka paralajmëruar këtë paradë për nesër dhe e kanë lajmëruar në organet e rendit duke kërkuar që të kenë siguri.

Flora Ahmeti nga zyra e mediave e Policisë së Kosovës ka thënë se konformë autorizimeve do të merren masat shtesë.

“Tubimet publike, manifestimet dhe protestat lajmërohet në Policinë e Kosovës, e edhe parada e nesërme e komunitetit LGBTI është lajmëruar për nesër dhe konfrom autorizimeve tona dhe varësisht prej situatës Policia e Kosovës do t’i ndërmarr masat”, ka thënë Ahmeti.

Kjo paradë, që është tradicionale në shumë vende të botës, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes qytetare lidhur me personat e komunitetit LGBTI.

Ndërsa në rrjete sociale ka pasur debate të shumta pro dhe kundër mbajtjes së paradës së këtij komuniteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat