Sadikaj shpalosë programin në fushën e arsimit

Kosova

Sadikaj shpalosë programin në fushën e arsimit

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 20:04
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Beqir Sadikaj ka shpalosë prioritet e tij në fushën e arsimit, ku ka renditur shtatë pika kryesore, të cilat janë të bazuara në përmirësimin e kushteve, infrastrukturës dhe motivimin e nxënësve për mësim.

Sadikaj ka paraparë bursa për të gjithë maturantët, të cilët arrijnë të regjistrohen në universitet, subvencione në linjat e transportit për studentë Istog-Prishtinë dhe transport falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Prioritetet:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat