Ministri Hasani kërkon mbështetjen e Austrisë në fusha të ndryshme të ekonomisë

Kosova

Ministri Hasani kërkon mbështetjen e Austrisë në fusha të ndryshme të ekonomisë

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 16:00
Bajram Hasani, priti sot në takim njoftues ambasadorin e akredituar në Kosovë, Gernot Pfandler

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti sot në takim njoftues ambasadorin e akredituar në Kosovë, Gernot Pfandler të cilin e falënderoi për ndihmën e shtetit austriak në shtet-ndërtimin e Kosovës në përgjithësi dhe zhvillimin ekonomik.

Ministri Hasani kërkoi nga ambasadori austriak mbështetje që Austria të jetë prezent me investitorë në fusha të ndryshme të ekonomisë, pasi që institucionet e reja të Kosovës po bëjnë të pamundurën që të krijojnë klimë të favorshme për këta investitorë.

Ndërsa, ambasadori austriak e njoftoi ministrin Hasani me bashkëpunimin që shteti austriak ka pasur në të kaluarën me shtetin e Kosovës në fushat që kanë të bëjnë me ekonomi, si dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat