Fitim Selimi i AAK-së premton ndryshime pozitive për Lipjanin

Kosova

Fitim Selimi i AAK-së premton ndryshime pozitive për Lipjanin

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 19:07
Pamje nga tubimi

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha sot se Lipjani e ka për nder ta ketë kryetar Fitim Selimin, pasi ai është dëshmuar si njeri i vlerave kombëtare dhe intelektuale.

Ai gjatë një tubimi zgjedhor të AAK-së në Lipjan, tha se kandidati i kësaj partie për të parin e komunës do të marrë përkrahjen e elektoratit për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Kandidati i AAK-së për kryetar të Lipjanit, Fitim Selimi, tha se ndryshimi në Kosovë ka filluar me kryeministrin Haradinaj dhe ky ndryshim do të vazhdojë me Lipjanin dhe AAK-në.

Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Lipjanit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat